Ballina Showbiz Bashkëshortja e futbollistit turk angazhoi vrasës me pagesë për ta asgjësuar burrin...

Bashkëshortja e futbollistit turk angazhoi vrasës me pagesë për ta asgjësuar burrin e saj

0

Yagmur, 27, u martua me ish-futbollistin e kombëtares së Turqisë, Emre Asik më 2012 dhe janë prindër të tre fëmijëve.

Por pasi Yagmur u akuzua për një lidhje, Asik, 46 vjeç, filloi procesin e ngritjes së kërkesës për divorc.

Gazeta turke “Hurriyet”, megjithatë, pretendon se Yagmur më pas vendosi të vriste burrin e saj.

Në dokumentet që pretendohet të jenë marrë nga zyra e prokurorit publik, i dashuri i Yagmur, Erdi Sungur pretendon se ajo fillimisht u përpoq ta bënte atë të kryente vrasjen, para se të paguante një vrasës për 1 milion funta.

Sungur u tha prokurorëve: “Unë kisha një lidhje me Yagmur. Ajo po mendonte vetëm të trashëgonte pasurinë pas vdekjes së Emre Asık. Ajo më kërkoi ta vrisja, por unë nuk pranova”.

Pasi nuk ishte në gjendje ta kryente vet krimin, Sungur pretentohet se ka kontaktuar vet vrasësin.

Dokumentet pretendojnë se Yagmur siguroi një armë për vrasësin dhe madje u përpoq të ndihmonte në gjetjen e një mënyre për zhdukjes së trupit.

Por, përpara se të ndodhte vrasja, megjithatë, vrasësi ia tregoi gjithë planin futbollistit.  Yagmur dhe Sungur tani gjenden në paraburgim në pritje të gjykimit për vrasje në tentativë.


Asik përfaqësoi të tre klubet kryesore të Stambollit, Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas si dhe fitoi 34 ndeshje për Turqinë gjatë një karriere të suksesshme. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu