18:20 | 26 Shtator 2020

Foto: Instagram
18:20 | 26 Shtator 2020
Besnik Qaka solli në versionin e tij këngën e njohur.
Besnik Qaka këto ditë ka bërë të ditur se është duke punuar për një projekt të ri, i cili publikohet shumë shpejt, shkruan lajmi.net.
Por, para publikimit të asaj kënge, artisti ka realizuar versionin e tij të remiksit të njohur “Relacion”, këngë e cila po kryeson tabelat muzikore.
“Relacion” është projekt i kënduar nga Rosalia, Daddy Yankee, J Balvin, Farruko, Sech; ndërsa Qaka vendosi ta sjell në versionin e tij.
’Relacion Albanian Remix’, ka shkruar ai sipër videos që e ndau me ndjekësit, teksa pranoi komente pozitive për të.
Kujtojmë se kënga “Relacion” u publikua më 4 shtator në versionin remiks dhe ka grumbulluar mbi 68 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/