Ballina Showbiz Blero lanson në kanalin YouTube këngën “Merri sytë e mi”

Blero lanson në kanalin YouTube këngën “Merri sytë e mi”

0

17:14 | 1 Tetor 2020

Foto: Sc/ YouTube

Blero solli në YouTube projektin e ri muzikor.

Blero Muharremi sapo ka publikuar këngën e re me titull “Merri sytë e mi” në kanalin YouTube, shkruan lajmi.net.

Për tekstin e këngës u kujdes Fissi, muzikën e punoi Blero, Albos dhe Fissi, ndërsa orkestrimin Albos.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip punuar nga Imagine Films, i cili vjen në formë të një filmi të shkurtër.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re të Bleros, e cila ditë më parë doli në platformat tjera digjitale.

 

Kujtojmë se Blero dhe Afrona ditë më parë festuan njëvjetorin e martesës, ndërsa ishin për pushime në Turqi. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu