Ballina Showbiz Dua Lipa nominohet në tri kategori në “MTV EMA 2020”

Dua Lipa nominohet në tri kategori në “MTV EMA 2020”

0

18:04 | 6 Tetor 2020

Dua Lipa është nominuar në disa prej kategorive më të rëndësishme në “MTV EMA 2020”.

Një ceremoni që shpërblen artistët për punën e tyre gjatë një viti është edhe “MTV Europe Music Awards”, shkruan lajmi.net.

Tashmë janë shpallur nominimet për ceremoninë e sivjetshme të këtij eventi, ku nuk mungojnë emrat e këngëtareve shqiptare.

Përveç Loredana Zefit, e cila është nominuar në kategorinë “Performuesja më e mirë zvicerane”, Dua Lipa u nominua në tri kategori.

Dua garon për çmimet “Kënga më e mirë e zhanrit pop”, “Kënga më e mirë” si dhe “Artisti më i mirë”.

Në kategorinë “Kënga më e mirë e zhanrit pop” garojnë:

BTS *
Dua Lipa
Harry Styles
Justin Bieber
Katy Perry
Lady Gaga
Little Mix

Në kategorinë “Kënga më e mirë” janë nominuar:

BTS, “Dynamite”
DaBaby ft. Roddy Ricch, “Rockstar”
Dua Lipa, “Don’t Start Now”
Lady Gaga and Ariana Grande, “Rain on Me” *
Roddy Ricch, “The Box
The Weeknd, Blinding Lights”

Ndërsa, në kategorinë “Artisti më i mirë:

Dua Lipa
Harry Styles
Justin Bieber
Lady Gaga *
Miley Cyrus
The Weeknd.

Kujtojmë se Dua Lipa mori pjesë edhe në ceremoninë e vitit të kaluar të “MTV EMA”, ku kishte dhuruar performancë magjike me këngën “Don’t start now”.

Ceremonia e sivjetshme e këtij eventi prestigjioz do të mbahet më 8 nëntor 2020. /Lajmi.net/ 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu