Ballina Showbiz Gashi dhuron performancë të mrekullueshme bashkë me Sting

Gashi dhuron performancë të mrekullueshme bashkë me Sting

0

18:40 | 26 Shtator 2020

Gashi ka performuar sërish me një prej artistëve të preferuar të tij.

Gashi, është reperi me prejardhje shqiptare, i cili çdo ditë numëron suksese të reja në karrierë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, artisti ka qenë i ftuar në shoun e famshëm “The Tonight Show” të Jimmy Fallon, ku performoi një prej hiteve të tij.

Bëhet fjalë për këngën “Mama”, të cilën këtë herë e këndoi virtualisht bashkë me ikonën e muzikës, Sting.

Dyshja pikërisht për këtë emision realizuan një klip të veçantë, edhe pse këndonin larg njëri-tjetrit, ata realizuan performancë të mrekullueshme.

Kjo gjë e bëri Gashin të ndihej jashtë mase i lumtur, ani pse nuk ishte hera e parë që performon bashkë me Sting.

Për këngën “Mama”, Sting e vlerësoi larg interpretimin e Gashit dhe ende pa kënduar bashkë kishte thënë se është hit. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu