Ballina Showbiz Gjiko publikon disa sekuenca të këngës së re

Gjiko publikon disa sekuenca të këngës së re

0

Gjiko së shpejti vjen me këngë të re.

Reperi Gjiko ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat e tij, e që është ai për publikimin e këngës së re, shkruan lajmi.net.

Artisti ka ndarë me ndjekësit një video, në të cilën shihet duke vozitur në veturë, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e tij e re.

“Kush o per ni xhiro mbas ifarit ? 😝🤘🏻 vjen shumë shpejt 🚨🏎🔥🥳“, është mbishkrimi që reperi ia ka lënë videos, ku pranoi komente të shumta nga ndjekësit.

Për ndryshe, “Çunat e rrugës” titullohet projekti i fundit muzikor nga Gjiko, të cilin e solli të shoqëruar me videoklip gjatë janarit.

Gjiko është i martuar me moderatoren Elita Rudi dhe bashkë kanë një djalë, Zërin. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu