Ballina Showbiz Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara bëhen prindër për herë të parë

Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara bëhen prindër për herë të parë

0

22:04 | 28 Shtator 2020

Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara janë bërë prindër.

Ylli i filmit “Joker”, Joaquin Phoenix dhe partnerja e tij, Rooney Mara, janë bërë prindër për herë të parë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Çifti së fundmi mirëpritën djalin të cilën e kanë pagëzuar me emrin, River, zbuloi filmbërësi Victor Kossakovsky.

jatë Festivalit të Filmit Zyrih 2020, regjisori foli për Phoenix, i cili ishte producent ekzekutiv i dokumentarit “Gunda”.

“Ai sapo është bërë baba meqë ra fjala. Ka lindur një djalë i bukur i quajtur River”, ishte shprehur ai.

Emri është në nder të vëllait të ndjerë të Joaquin, River Phoenix, i cili ka ndrruar jetë në moshën 23-vjeçare, për shkak të mbidozës. Joaquin dhe Rooney Mara janë së bashku prej 4 vitesh, ndërsa shpallën fejesën në korrik të vitit që lamë pas./Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu