Ballina Showbiz Kevin Hart bëhet sërish baba

Kevin Hart bëhet sërish baba

0

15:40 | 30 Shtator 2020

Gruaja e Kevin Hart, Eniko njoftoi se ka lindur vajzën Kaori Mai dhe e quan “pak parajsë të dërguar në tokë”.

Gruaja modele e Kevin Hart, Eniko, ka sjellë në jetë një vajzë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Eniko, 36 vjeçe, njoftoi për lindjen e vajzës Kaori Mai në Instagram të mërkurën dhe e quajti atë ‘pak parajsë të dërguar në tokë’.

Kaori e vogël lindi një ditë më parë dhe Eniko shkroi: ‘mirënjohëse • mirënjohëes • e bekuar me pak parajsë të dërguar në tokë. Mirë se vjen në botë vajzë.. ne nuk mund t’ju duam më shumë  se kaq.. Kaori Mai Hart✨ 9.29.20.’

Eniko dhe Kevin, 41 vjeç, janë të martuar tash e katër vite dhe kanë djalin Kenzo Kash, dy vjeç, i cili zbuloi gjininë e ‘Baby K’ në Ditën e Nënës.

Aktori ishte i martuar më parë dhe ka edhe dy fëmijë, vajzën Heaven 15 vjeç dhe djalin Hendrix, 12 vjeç, me ish-gruan e tij Torrei Hart.

Eniko u fotografua për herë të fundit duke ushtruar gjatë shtatzënisë, ndërsa ishte veshur me veshje sportive.

Çifti njoftoi se po bëhen prindër në mars dhe dy muaj më vonë ata zbuluan se po prisnin një vajzë. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu