Ballina Showbiz Kris Jenner shpërthen në lot para kamerës, kjo është arsyeja

Kris Jenner shpërthen në lot para kamerës, kjo është arsyeja

0

21:01 | 9 Tetor 2020

Kris Jenner ka qarë pas përleshjes mes Kourtney dhe Kim Kardashian.

Sezonin e kaluar kishte një debat mes Kim Kardashian West dhe Kourtney Kardashian, i cili përfundoi me përleshje fizike, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Kris Jennerit nuk i pëlqen të shohë fëmijët e saj duke luftuar.

Në një video të episodit të së enjtes në “Keeping Up with the Kardashians”, Jenner emocionohet teksa po bisedonte me vajzën Kourtney Kardahian, për incidentin që ndodhi sezonin e kaluar.

“Thjesht doja të të thoja që pashë episodin këtë mëngjes gjatë rrugës për të xhiruar sot,” thotë ajo. “Thjesht ndjehem keq”.

Në episodin në fjalë, i cili u transmetua gjatë sezonit 18, një debat midis Kim Kardashian West dhe Kourtney, 40 vjeçe, u kthye përleshje fizike, pasi Kim nënkuptonte që motra e saj nuk është punëtore.

Gjatë përleshjes së mbushur me shpjegime, Kourtney hodhi një shishe uji në drejtim të Kimit. E gjitha përfundoi me të dy motrat duke gërvishtur dhe goditur njëra-tjetrën.

“Thjesht doja të them se nëse keni nevojë për dikë që të bisedoni, duhet të ulemi”, thotë Jenner në klip, duke mbajtur lotët. “Thjesht ndjehem keq”.

Kourtney gjithashtu bëhet emocionuese, duke thënë se ndërsa ishte e mërzitur në atë kohë, ajo që atëherë ka lëvizur tutje.

Ajo tha se kjo është gjë e natyrshme në familjen tonë, ndërsa shtoi se tani ndjehet më mirë. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu