Ballina Showbiz Kriza e kinemasë, shtyhet publikimi i “Duna” dhe “Batman”

Kriza e kinemasë, shtyhet publikimi i “Duna” dhe “Batman”

0

15:02 | 6 Tetor 2020

Duna e Denis Villeneuve është filmi i fundit i Hollywood-it, që është shtyrë.

Filmi i Warner Bros që përfshin një kast të mbushur me yje, përfshirë Timothee Chalamet dhe Zendaya, pritej të dalë në treg në muajin dhjetor, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Premiera tani është shtyrë përsëri në tetor 2021, sipas Variety.

Warner Bros gjithashtu ka shtyrë edhe “The Batman”, tani pritet të dalë në mars 2022, por kompania pritet ta sjellë Matrix 4 deri në dhjetor 2021.

Batman, me protagonist Robert Pattinson, u vendos për t’u lëshuar më 1 tetor 2021, kështu që do të ishte ‘përplasur’ me datën e re të lansimit për “Dune”.

“Matrix 4” fillimisht do të dilte në treg në maj të këtij viti, por u shty për në prill 2022. Tani do të vijë pak më shumë se tre muaj më herët, duke marrë vendin e caktuar për Black Adam, filmin DC Comics me Dwayne Johnson.

Ai film është hequr nga orari krejt, ashtu si Minecraft: Movie, i cili pritej të dalë në mars të vitit të ardhshëm.

Zhvendosja e “Matrix 4” në dhjetor të vitit të ardhshëm do të lejojë gjithashtu Batman të mbajë në qendër të vëmendjes filmin pranveror në vijim.

Batman rifilloi xhirimet në shtator, por u desh të anuloheshin pasi një anëtar i ekipit rezultoi pozitiv me COVID-19. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu