Ballina Showbiz Luksi i Luana Vjollcës, shpenzon mbi 5 mijë euro për një fustan

Luksi i Luana Vjollcës, shpenzon mbi 5 mijë euro për një fustan

0

22:13 | 26 Shtator 2020

Foto: Instagram

Luana Vjollca shpenzon shumë për paraqitjet publike.

Moderatorja Luana Vjollca është një prej emrave më të komentuar të ekranit shqiptar, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundi ka punuar intenzivisht për sezonin e ri të emisionit, por nuk e ka ndalur punën edhe për këngë të reja.

Në fotografitë e fundit, Luanën e shohim të veshur me një fustan të kuq elegant, i cili ia thekson format trupore.

Fustani është i brendit Alexander McQueen, ndërsa sipas “Mespermes”, çmimi i tij është 5.490 euro.

Me anë të këtyre fotografive, ajo paralajmëroi emisionin, kurse komentet e shumta të fansave ishin komplimente për dukjen atraktive. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu