Ballina Showbiz Me këtë datë publikohet dueti i Noizyt me reperin Swarmz

Me këtë datë publikohet dueti i Noizyt me reperin Swarmz

0

14:46 | 7 Tetor 2020

Foto: Instagram

Noizy po sjell duet me reperin e njohur britanik.

Noizy ka përfunduar projektin e ri muzikor, i cili pritet të publikohet pas dy ditësh, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet Noizy me anë të një postimi në Instagram, teksa njofton se kënga e re titullohet “Naughty Naughty”.

Projektin në fjalë, reperi shqiptar e sjell në bashkëpunim me Brandon Scott, i cili njihet me emrin artistik Swarmz.

Ditë më parë, reperi britanik publikoi një video të shkurtër, me të cilën solli disa sekuenca të kësaj kënge.

Projekti “Naughty Naughty” nga Noizy, pason këngën “Bando Diaries”, të cilën e solli në bashkëpunim me Dutchavellin, OneFour, Kekra dhe Divine. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu