Ballina Showbiz “Me ty përjetësisht UÇK”, reagimi i Leonora Jakupit pas zhvillimeve të fundit...

“Me ty përjetësisht UÇK”, reagimi i Leonora Jakupit pas zhvillimeve të fundit në vend

0

18:18 | 25 Shtator 2020

Leonora Jakupi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në OVL-UÇK.

Hetuesit e Gjykatës Special kanë kryer sot bastisje në  Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Kjo bastisje u pasua edhe me arrestimin e dy krerëve të OVL-UÇK-së, kryetarit Hysni Gucati e më pastaj edhe nënkryetarit, Nasim Haradinaj.

Pas gjithë kësaj ka reaguar këngëtarja Leonora Jakupi, e cila përmes një postimi thotë se janë pjesëtarët e UÇK-së ata që e sollën lirinë.

“..se lirinie nuk e fituam vet na e sollen Ata! me ty perjetesish UÇK”, ka shkruar ajo.

Po ashtu, ajo postoi edhe një fotografi, në të cilën shfaq emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu