Ballina Showbiz “Mjaft fole për seks”, përplasen sërish Melisa dhe Sindi

“Mjaft fole për seks”, përplasen sërish Melisa dhe Sindi

0

Edhe një herë ka eskaluar debati mes Melisës dhe Sindit.

Dy protagonistet e “Përputhen”, Melisa Lleshi dhe Sindi Loci shumë herë kanë treguar haptas se nuk mund ta durojnë njëra-tjetrën, shkruan lajmi.net.

Madje, pothuajse nuk kalon asnjë puntantë ku të dy konkurrentet nuk përplasen për çështje të ndryshme.

Së fundi, ato sërish shpërthyen me ofendime kur po flitej për takimin që kishte Sindi me Atdheun.

Ishte Sindi ajo e cila e kishte pyetur Atdheun në takim se sa i rëndësishëm ësht seksi për të, ndërsa Melisa i tha se me këtë gjë po e kopjonte atë.

“Ti po përpiqesh të bëhesh një kopja ime e vogël, mua më ka ofenduar, ndërsa tani flet vetë si unë dhe mjaft fole për seksin. Ti kërkon të marrësh vëmendjen time gjithë kohën”, deklaroi Melisa.

Pas kësaj, ato filluan replika të ashpra ndaj njëra-tjetrës, ku Sindi i tha se është e papërfillshme për të, ndërsa Melisa e akuzonte se po e kopjonte. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu