22:52 | 26 Shtator 2020

Foto: Instagram
22:52 | 26 Shtator 2020
Fifi duket për mrekulli në fotografitë e fundit.
Fifi kohën e fundit është komentuar shumë për ndryshimin e madh në dukje, pasi humbi goxha peshë, shkruan lajmi.net.
Në fotografitë që po i ndan kohë pas kohe në rrjete sociale, këngëtarja pranon vetëm komente pozitive nga ana e fansave.
Së fundi, Fifi publikoi disa fotografi, në të cilat shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, të kombinuar me korset e këpucë të zeza.
Ajo kishte lëshuar flokët, ndërsa dukej për mrekulli me këtë paraqitje dhe mori komente të shumta nga ndjekësit.
Fifi ka folur disa herë publikisht lidhur me peshën, pasi kishte pranuar edhe disa kritika, por ka thënë se ajo e ka dashur trupin e saj edhe kur kishte më shumë kile edhe tani që ka më pak. /Lajmi.net/