Ballina Showbiz Përtej oqeanit, Big Basta përmes vargjeve ka një thirrje për shqiptarët

Përtej oqeanit, Big Basta përmes vargjeve ka një thirrje për shqiptarët

0

16:01 | 25 Shtator 2020

Foto: Instagram

Big Basta me anë të disa vargjeve iu drejtua me një thirrje gjithë shqiptarëve.

Big Basta tash e një kohë është zhvendosur në Zelandë të Re, ku po jeton dhe vepron bashkë me bashkëshorten e tij, Vesa Luma dhe djalin, Lianin, shkruan lajmi.net.

Ai nuk është aktiv shumë në muzikë, por së fundi solli vargje përmes së cilave ka një thirrje për shqiptarët.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I BIG BASTËS, PA NDËRHYRJE:

“Sot eshte dite e rendesishme per familjen time, nje sakrifice e kurorezuar me sukses. Dhe ky frymezim eshte dedikimi im per vendin tim te bukur dhe per gjarperinjte qe po ja pijne gjakun cdo dite. One love!

Sot eshte dita me e madhe kurorezimi i vullnetit,
Nje tjeter shtet ma uroi mireseardhjen pertej detit
Kam kalu oqeane per tu ndjere i vleresuar
Dhe burre, kryefamiljar gjak e shpirt i shteruar
Per nenen time qe e lash pas ne terr te mallkuar
Prej disa zemergure pa gjak, qe jeten besuam
100ra mijera larguar, e kush mbeti mashtruar
Mentalitet mesjetare duke u bujkroberuar
Dhe po kane ftyre parlamenti floket lyer, hajduta
Kane ne dore jete njerezish, pa shtepi ne pak minuta
Se te vrasin pa turp, po peshtyjne ne flamur
Bythelepirje, cianur, demokrat diktature
Ku gabun prindrit tuj qe ju kan rritur te lig
A jeni ne ulur ne karrike ta mendoni nje dite
Si do shkruhet ne histori emri juaj i mafi?
Ju i ngjani paraardhesve si doni femijt
Minimumi do ta kishit Shqiperine Austri
Kryetare qe po bliheni po vrisni rini
Se nje shtet qe njerzt e mire nuk i do afer vetes
E ka shit me kohe bythen, dhe po han njeri tjetrin
Sot eshte dita me e madhe, kurorezimi vullnetit
Nje tjeter shtet ma uroi mireseardhjen pertej detit
Nuk i kam humb shpresat e kam shpirt jo armik,
Cdo Shqiptar qe bertet Rama IK!

Por duhej te ishim mbret ne token tone
Sduhen makina per me qen kampion
Se varferia po shtohet renkon
Po qan fmija lyp e ti ntimon”.

Vesa Luma dhe Big Basta kohë pas kohe përmes postimeve flasin me mall për vendlindjen, ngase po jetojnë larg më të dashurve të tyre. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu