Ballina Showbiz Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank po bëhen prindër

Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank po bëhen prindër

0

17:00 | 25 Shtator 2020

Pallati Buckingham ka njoftuar se princesha Eugenie dhe bashkëshorti i saj, Jack Brooksbank do të bëhen prindër.

Ata në llogarinë e tyre në Twitter kanë deklaruar se çifti janë ‘shumë të lumtur’ për të njoftuar lajmin, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Në postimin e bërë shtohet se “Duka i Jorkut dhe Sarah, Dukesha e Jorkut, Z. dhe Zonja George Brooksbank, Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë të gëzuar nga ky lajm.

Princesha Eugenie e cila qëndron e dhjeta në linjë për fronin u martua me z. Brooksbank në kishën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor më 2018.

Në llogarinë e Instagramit, princesha ka publikuar një foto të disa këpucëve për fëmijë, duke thënë se ata dy janë tejet të gëzuar. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu