Ballina Showbiz Publikohen fotografi nga xhirimet e klipit të ri mes Bebe Rexhës dhe...

Publikohen fotografi nga xhirimet e klipit të ri mes Bebe Rexhës dhe Doja Cat

0

12:21 | 26 Shtator 2020

Bebe Rexha dhe Doja Cat frymëzohen nga vitet e ’70-ta teksa xhirojnë videokilipin e këngës “Baby I’m Jealous”.

Bebe Rexha është duke u përgatitur për publikimin e singlit të saj të ri, “Baby I’m Jealous”, me autoren e hitit “Say So”, Doja Cat, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja 31-vjeçare Bebe dhe artistja 24-vjeçare Doja u panë të mërkurën derisa ishin veshur me kostume të frymëzuara nga vitet ’70 për xhirimet e videoklipit.

Duke ecur drejt rimorkiove të tyre për të ndryshuar veshjest, këngëtaret duken të ngazëllyera që janë kthyer për të xhiruar në Los Angeles.

Për një skenë, Bebe kishte veshur një kostum grim e plot shkëlqim, teksa mbante edhe një rrip të bardhë me lule.

Në anën tjetër, Doja Cat kishte veshur një fustan të shkurtër, të kombinuar me një palë çizme të gjata dhe xhaketë lëkure.

Për t’u siguruar që t’i ketë flokët e rregulluara, Bebe po i mbulonte ato me një xhaketë, ndërsa po shijonte një kafe.

Ajo ishte e rrethuar nga ekipi i saj i gjerë i punonjësve, të cilët kishin vendosur maska në fytyrë në sheshxhirim.

Xhirimet u lejuan të zhvillohen në Los Angeles, derisa ekipi po merrnin masat e duhura që të sigurohen të mos infektohen me COVID-19.

Në mesin e anëtarëve të ekipit që po ndihmonin dy artistet, ishte edhe Nikita Dragun. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu