Ballina Showbiz Rita ‘mbyllet’ në studio për këngët e reja, fansat presin me padurim...

Rita ‘mbyllet’ në studio për këngët e reja, fansat presin me padurim rikthimin e saj

0

Rita Ora muajt e fundit ka qenë pasive sa i përket publikimit të projekteve të reja muzikore, por ka punuar shumë në këtë drejtim, shkruan lajmi.net.

Ajo muajt e karantinës i ka shfrytëzuar për të punuar rreth albumit të ri muzikori, i cili do të jetë i treti në karrierën e këngëtares.

Por, Rita ende nuk ka dhënë një datë se kur mund ta dëgjojmë një këngë të re nga ajo, ani pse nuk po ndalon së punuari për to.

Së fundi, artistja publikoi fotografi nga studio muzikore, ku po bënte incizimin e projekteve të reja muzikore.

Kujtojmë se Rita Ora së fundi ka lansuar linjën e saj të këpucëve në bashkëpunim me markën “Shoe Dazzle”.

Ajo po ashtu është imazh i shumë brendeve të njohura botërore. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu