Ballina Showbiz Shuhet rivali i James Bond, njeriu që desh të helmonte botën!

Shuhet rivali i James Bond, njeriu që desh të helmonte botën!

0

Aktori Michael Lonsdale, i cili luajti horrin dhe rivalin e James Bond (Roger Moor) në filmin 1979 Moonraker, është shuar në moshën 89-vjeçare në shtëpinë e tij në Paris.

Në film, ai luajti Hugo Drax, një industrialist i cili planifikon të helmojë të gjithë njerëzit në Tokë dhe më pas të ripopullojë planetin nga stacioni i tij hapësinor.

Ishte një nga më shumë se 200 rolet që ai luajti gjatë karrierës së tij 6 dekadëshe.

Prodhuesit Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli e quajtën Lonsdale “një aktor jashtëzakonisht të talentuar dhe një mik shumë të dashur”.

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu