Ballina Showbiz Tayna në studio për të ‘gatuar’ hitin e ri

Tayna në studio për të ‘gatuar’ hitin e ri

0

11:55 | 22 Shtator 2020

Foto: Instagram

Tayna është rikthyer aty ka fansat dëshirojnë ta shohin.

Tayna është shumë aktive me këngë të reja, për të cilat pranon komente të shumta nga ana e fansave dhe kolegëve, shkruan lajmi.net.

Aktualisht, rep-artistja po e shijon suksesin e këngës “Qe qe”, ndërsa tani është kthyer në studio për këngët e reja.

Ajo publikoi një video nga studio, ku shihet bashkë me producentin Cricket, teksa po punonin për projektin e saj të ri.

“Qaty ku keni qef me m’pa”, ka shkruar Tayna, e cila kohën e fundit kishte udhëtuar në Amerikë e pastaj edhe në Turqi.

Kujtojmë se projekti muzikor “Qe qe”, deri tani ka marrë mbi 11 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu