Ballina Showbiz Tetori është muaj i veçantë për Albana Osmanin

Tetori është muaj i veçantë për Albana Osmanin

0

Albana Osmani dha një lajm të mirë për fansat e saj, përmes një postimi në Instagram, shkruan lajmi.net.

Moderatorja tha se libri i saj, për të cilin ka punuar për një kohë të gjatë, është duke u finalizuar andaj së shpejti do ta japë një datë të re.

Në lansimin dhe përurimin e librit, do të ketë ekspozitë me vizatimet e Albanës, ndërsa një prej tyre e tregoi përmes postimit të fundit.

“Mirë se vjen tetor, ardhsh i bardhe !!
Ky eshte muaji i librit tim . “ÇIKA NE BETEJE ME INTELIGJENCEN ARTIFICIALE “ . Prej muajsh e muajsh pune dhe perkushtim , për projektin qe do ta vendosja ne krye të listes për kreativitetin. Por jo vetem kaq do kete nje dite zyrtare per prezantimin e librit ku do jete edhe ekspozita me të gjitha ilutrimet e realizuara nga une . Fizikisht jam tek kafja poshte shtepise por me gjithe energjine time jam ne MARS fiks si ne pikturen time qe mbaj ne duar . Personazhi aty eshte nje nga protagonistet e librit , emri i tij eshte MID”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Albana Osmani është shumë e angazhuar edhe në fushatën e bamirësisë “Ti je një luledielli”. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu