Ballina Showbiz Vlora Dumoshi priti në takim të Armend Rexhepagiqin: Lum ne që të...

Vlora Dumoshi priti në takim të Armend Rexhepagiqin: Lum ne që të kemi

0

12:46 | 7 Tetor 2020

Foto: Facebook

Ministrja Dumoshi priti në takim Armend Rexhepagiqin.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në zyrën e saj kantautorin e njohur, Armend Rexhepagiqin, shkruan lajmi.net.

Ajo vlerësoi lart punën e Rexhepagiqit, teksa ndër të tjera thotë se me të ka miqësi shumë të mirë tash e sa kohë.

Dumoshi ndau me ndjekësit disa fotografi në Facebook nga takimi me kantautorin dhe thotë se e luti që shumë shpejt të sjell këngë të reja.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I DUMOSHIT, PA NDËRHYRJE:

“Me Armend Rexhepagiqi
ikonën e Prishtinës, mikun tim të mijëvjeçarit të kaluar.

Folëm pak për të shkuarën, për Prishtinën ku jemi lind e rritë, për dinamikën e sotme për trendin me të cilin po zhvillohet kultura në Kosovë dhe veçanërisht për organizimin e koncerteve që do të pasuronin jetën tonë kulturore.

Shfrytëzova rastin që miqësisht në emër të të gjithë adhuruesve të këngës së tij, ta lus të na vijë sa më shpejtë me këngë të reja.

Armend, lum ne që të kemi!”. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu