Ballina Sport Beckham shtatë vite pas pensionimit: Më mungon…

Beckham shtatë vite pas pensionimit: Më mungon…

0

David Beckham ka reflektuar mbi lojën e futbollit, shtatë vite pasi i dha fund karrierës së tij.

Beckham ka regjistruar edhe vitin e tij të shtatë si i pensionuar nga futbolli, por dashuria e tij për këtë sport nuk po zbehet.

Ylli anglez ka bërë të ditur se edhe pas shtatë viteve, atij çdo ditë i mungon loja e futbollit.

“Nuk më besohet që shtatë vite më parë kam luajtur ndeshjen e fundit si futbollist”, ka thënë Beckham, transmeton lajmi.net.

“Kujtime të mira. Isha me dfat të luaja me shokë të mrekullueshëm skuadre dhe të kisha suportin e tifozëve. Më mungon akoma. Nuk më pritet për kapitullin e ri me Inter Miami”, ka shtuar ish mesfushori i skuadrave si Real Madrid, Man Utd, Milan e PSG.

Beckham ka kaluar një pjesë të karrierës si futbollist edhe në ShBA, ku është aktivizuar me LA Galaxy.

Ai tashmë ka blerë një klub në ShBA, Inter Miami, ku synon të nis aventurë të re në futboll, pa qenë vet në fushën e blertë. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu