Ballina Sport Befason Ibrahimovic, kjo mund të jetë skuadra e tij e re

Befason Ibrahimovic, kjo mund të jetë skuadra e tij e re

0

Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga Milan në fund të sezonit.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Bologna, Sinisa Mihajlovic, i cili së fundi ka pasur një bisedim me Ibrahimovic.

Ibrahimovic në janar ishte rikthyer te Milan, dhe ka shënuar tri herë në tetë ndeshje.

“Ai më thirri disa ditë më parë dhe ne do të shohim se çfarë ai do të vendos”, ka deklaruar Mihajlovic, teksa ka folur për të ardhmen e Ibrahimovic, përcjell lajmi.net.

“Ai sigurisht nuk do të mbetet në Milano, mbetet të shihet nëse ai do të bashkohet me ne, ose do të kthehet në Suedi”.

Një kalim i mundshëm i Ibrahimovic te Bologna, do të ishte një gjë e madhe për këta të fundit, që nuk mbahet mend të kenë pasur në skuadër një lojtar të këtij niveli./Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu