Ballina Sport Bie vlera e Lionel Messit, ja sa kushton tani

Bie vlera e Lionel Messit, ja sa kushton tani

0

Vlera e tregut të transferimit të Lionel Messi ka rënë nën 100 milionë euro për herë të parë pas më shumë se një dekade në faqen e specializuar të Transfermarkt.

Pas studimit të fundit të faqes në internet, çmimi i kapitenit të Barcelonës ka rënë me 20 milionë euro dhe tani Messi vlen 80 milionë euro.

Në moshën 33-vjeçare, Messi është ende lojtari i katërti në listën e më të vlefshmëve në La Liga dhe është vetëm pas Joao Felix, Jan Oblak dhe Ansu Fati.

Tobias Blaseio, menaxheri i Transfermarkt për Spanjën, ka ofruar një shpjegim se pse vlera e Messit ka rënë.

“Messi ngadalë po arrin vitet e fundit të karrierës së tij dhe Barcelona po kalon një krizë institucionale”.

“Pas gati 10 vjet që kishte një vlerë mbi 100 milionë euro, tani ai ka pësuar këtë rënie prej 20 milionë eurosh”, ka thënë Blaseio.

Lojtari me vlerën më të lartë për të gjithë futbollin botëror tani është ylli francez i PSG-së, Kylian Mbappe, i cili ka vlerë prej 180 milionë eurosh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu