Ballina Sport Premierligë – skuadrat gjejnë marrëveshje për rifillimin e stërvitjeve

Premierligë – skuadrat gjejnë marrëveshje për rifillimin e stërvitjeve

0

Skuadrat e Premierligës më në fund ja dakorduar në një pikë.

Raportimet e fundit nga ‘Bleacher Report’ bëjnë të ditur se skuadrat e Premierligës janë pajtuar për rifillimin e stërvitjeve, transmeton lajmi.net.

Stërvitjet do të rifillojnë duke filluar nga kjo javë, pas votimit të 20 skuadrave që garojnë në Premierligë.

Lojtarët do të kenë të drejtë të stërviten vetëm në grupe që përfshijnë maksimalisht 5 lojtarë.

Në mënyrë që të kalonte ky votim, duhej të ishin më shumë se 14 vota pozitive, gjë që u arrit. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu