Ballina Sport Xavi shpjegon pse Barca nuk ka nevojë për Manen dhe Aubameyang

Xavi shpjegon pse Barca nuk ka nevojë për Manen dhe Aubameyang

0

Barcelona po shfrytëzon pushimin e detyrueshëm të shkaktuar nga COVID-19 për të gjetur një sulmues që do të zëvendësonte Luis Suarezin

Zgjedhja e parë e Barcelonës mbetet Lautaro Martinez i Interit, ndërsa në ditët e fundit në media janë përmendur edhe Sadio Mane i Liverpoolit dhe Pierre Emerick Aubameyang i Arsenal.

Por, sipas legjendës Xavi Hernandez, lojtar i Sadio Mane dhe Pierre Emerick Aubameyang, nuk janë lojtarë për Barcelonën.

“Mane dhe Aubameyang janë lojtarë të mirë, ata mund t’iu shkatërrojnë kur të kenë shumë hapësirë, por Barcelona ka nevojë për një lloj tjetër lojtari, ai që bën ndryshimin në një hapësirë të vogël”, ka deklaruar Xavi, përcjell lajmi.net.

“Nuk është e thjesht të gjesh një të tillë sot. Samuel Eto’o ishte një lojtar i tillë, siç ishte edhe Luis Suarez”, ka shtuar ikona e Barcës, që përkrah idenë e rikthimit të Neymar në ‘Camp Nou’.

“Neymar është një nga lojtarët e paktë më të zgjuar në botë. Shpresoj që ai të kthehet, është një lojtar që bën ndryshime”./Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu