Ballina Lajme Mike Pompeo: Moska parapa sulmit kibernetik

Mike Pompeo: Moska parapa sulmit kibernetik

0

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka fajësuar Rusinë për atë që po konsiderohet si spiunazhi më i rëndë kibernetik ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

“Mund ta themi hapur se prapa këtij aktiviteti fshihet Rusia”, deklaroi Pompeo. Ai nuk dha detaje për akuzat që i atribuoi Moskës, e cila nga ana e saj ka mohuar çdo përgjegjësi lidhur me sulmin.

Agresioni kibernetik, që vuri në shënjestër programe elektronike të prodhuara nga firma amerikane “Solar Winds”, zgjaste prej disa muajsh por u zbulua vetëm këtë javë, raporton euronews.al.

Gjithashtu, mes agjencive amerikane që u sulmuan ishte edhe ajo për menaxhimin e armëve bërthamore.

Organizata në fjalë, që është nën kontrollin e Departamentit amerikan të Energjisë, deklaroi megjithatë se siguria e arsenalit bërthamor nuk ishte prekur.

Organizata të tjera në të gjithë botën, përfshirë ato në Mbretërinë e Bashkuar, u vunë në shënjestër nga hakerat, të cilët përdorën të njëjtin softuer për të kryer sulmin.

Ekspertë të fushës deklaruan se do të duhen vite për të zbërthyer atë që është një nga sulmet më të mëdha kibernetike të të gjitha kohërave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu